Ndërlidhjet

Solana i dorëzoi Iranit një propozim të ri


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana i ka paraqitur udhëheqësve iranianë një ofertë të re. Oferta, që përmban një numër favoresh, është një përpjekje për të bindur Teheranin që t'i japë fund programeve për pasurimin e uraniumit.

Nuk është bërë publike përmbajtja e ofertës, e cila ka dhe mbështetjen e vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë.

Menjëherë pas dorëzimit të propozimit ndërkombëtar zëdhënësi i qeverisë iraniane tha se sa i përket Teheranit çështja e pezullimit të programeve për pasurimin e uraniumit "nuk është aspak për diskutim".
XS
SM
MD
LG