Ndërlidhjet

SHBA: Mbështesim paktin e sigurisë me Irakun


Shtëpia e Bardhë ka theksuar se Shtetet e Bashkuara duan të shtyjnë përpara bisedimet me Irakun për arritjen e një pakti aftagjatë në fushën e sigurisë.

Komentet e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Dana Perrino pasuan deklaratat e kryeministrit irakian Nuri al Maliki në Jordani.

Al Maliki me zyrtarët jordanezë tha se bisedimet për paktin e sigurisë me palën amerikane janë bllokuar për shkak të disa çështjeve që lidhen me sovranitetin.

Shtetet e Bashkuara dhe Iraku po negociojnë një marrëveshje të re, që do të ofrojë bazën e nevojshme ligjore për qëndrimin e trupave amerikane pas 31 dhjetorit të këtij viti. Kjo datë shënon fundin e mandatit të Kombeve të Bashkuara për praninë e forcave ndërkombëtare në Irak.
XS
SM
MD
LG