Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: Plagoset një polic i SHPK-së


Mitrovicë - Ura qendrore

Mitrovicë - Ura qendrore

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në stacionin policor Jugu në Mitrovicë, është plagosur me armë zjarri një polic i Shërbimit Policor të Kosovës.

Autori i sulmit ndaj policisë është një person i moshës 35 deri në 40 vjeçare, i cili pas kontaktit me policët në stacionin policor, papritmas ka nxjerrë revolen dhe ka qëlluar.

Policët i janë përgjigjur të shtënave me armë zjarri duke i shkaktuar sulmuesit lëndime trupore.

Lidhur me identitetin e sulmuesit, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti për Radion Evropa e Lirë tha:

"Identiteti është plotësisht i panjohur për ne, çfarë do të thotë se nuk e dimë as nacionalitetin e tij. Edhe motivet e rastit janë të panjohura për ne”.


“Personi është në gjendje të rëndë shëndetësore, është pa vetëdije, pra nuk është në gjendje të komunikojë dhe është në trajtim në Qendrën Klinike në Prishtinë. Ai është në kujdesin e mjekëve dhe nuk ka kontakt me policinë"
, tha Hoti.

Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë gjendet dhe polici i plagosur, gjendja e të cilit paraqitet stabile.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG