Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Pas 10 muaj lirohet turisti japonez


Mediat shtetërore të Iranit njoftuan se rebelët iranianë e kanë liruar turistin japonez, i cili ishte rrëmbyer 10 muaj më parë në juglindje të Iranit.

Agjencia IRNA citoi ministrin e Kundërzbulimit, Gholam Hossein Ejeie të ketë thënë se turisti është "transferuar në Pakistan dhe është i lirë". Detaje tjera nuk janë bërë publike.

Turisti japonez u rrëmbye në tetor në juglindje të Iranit në kufirin me Pakistanin dhe Afganistanin.
XS
SM
MD
LG