Ndërlidhjet

Irak: Një grua plagos 25 tifozë të futbollit


Policia irakiane tha se një grua e ka hedhur veten në erë në mesin e një turrme adhuruesish të futbollit, të cilët po kremtonin fitoren e Irakut ndaj Kinës në garat kualifikuese për kampionatin botëror.

Agjencia AFP transmeton policinë të ketë thënë se të paktën 25 veta janë plagosur, por përveç sulmuesit nuk ka të vdekur.

Sulmi ka ndodhur në një kafene plot njerëz në qytetin Qara Tappah, në provincën Diyala.
XS
SM
MD
LG