Ndërlidhjet

Filluan rivotime në Maqedoni


Në Maqedoni ka filluar rivotimi në zgjedhjet parlamentare në reth 187 vendvotime në të cilat para dy javësh kishte incidente dhe parregullësi.

Në zgjedhjet e 1 qershorit Partia Demokratike Shqiptare kishte fituar 13 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim 12, ndërsa Partia e Prosperitetit Demokratik 1 mandat.

Komisioneri për zgjërim i Bashkimit Evropian, Oli Ren, më heret ka deklaruar se jetësimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kusht që Maq edonia duhet ta përmbush për të caktuar datën e fillimit të bisedimeve me Brukselin për anëtarësimin e këtij vendi në Bahskimin Evropian.
XS
SM
MD
LG