Ndërlidhjet

Zbulohet identiteti i sulmuesit të SHPK-së


Mediat kosovare në gjuhën serbe kanë bërë të ditur se ndaj pjestarëve të Shërbimit Policor të Kosovës në pjesën jugore të Mitrovicës dje ka shtënë Predrag Gjorgjeviq.

Polici i plagosur dhe personi i plagosur që ka shtënë në pjestarët e policisë gjenden në qendrën klinike të Prishtinës.
Mediat serbe pohojnë se Predrag Gjorgjeviq është i lindur në vitin 1980 në Zemun dhe ka vendbanim të përhershëm në Uzhicë. Sipas tyre ka indikacione se Predrag Gjorgjeviq është anëtar i gardës së Car Lazarit.

Policia e Kosovës deri më tash nuk e ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit ndaj pjestraëve të SHPK-së.
XS
SM
MD
LG