Ndërlidhjet

logo-print

Fried uron hyrjen në fuqi të Kushtetutës


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe të Evroazisë, Daniel Fried i ka telefonuar presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, të cilit ia uroi hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Fried thuhet se i premtoi presidentit Sejdiu ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e Kosovës së pavarur, demokratike dhe prosperuese për të gjithë qytetarët e saj.

Njoftimi është bërë publik nga kabineti i presidentit Sejdiu.

XS
SM
MD
LG