Ndërlidhjet

Rivotimi në Maqedoni po zhvillohet qetë


Në Maqedoni po zhvillohet qetë procesi i rivotimit në zgjedhjet parlamentare në reth 187 vendvotime, në të cilat para dy javësh kishte incidente dhe parregullësi.

Rivotimi nuk do të ndryshojë fituesin e zgjedhjeve, koalicionin e qendrës së djathtë të kryeministrit Nikola Gruevski, por mund të përcaktojë se cilës nga dy partitë kryesore shqiptare mund t'i kërkohet t'i bashkangjitet koalicionit qeverisës.

Në zgjedhjet e 1 qershorit Partia Demokratike Shqiptare kishte fituar 13 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim 12, ndërsa Partia e Prosperitetit Demokratik 1 mandat.
XS
SM
MD
LG