Ndërlidhjet

Engel: SHBA do jetë krah Kosovës


Kongresisti i mirënjohur amerikan, Elliot Engel, po qëndron në Kosovë, në ditën e fuqizimit të Kushtetutës. Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, ai rikujtoi mbështetjen që ai vetë ka pasur për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës në 20 vjetët e fundit.

"Dua t'ju siguroj se populli i Shteteve të Bashkuara do të jetë gjithmonë përkrah popullit të Kosovës, në miqësi dhe partneritet, duke punuar bashkërisht, për të siguruar forcimin e Kosovës, në mënyrë që ajo të marrë vendin që i takon në botë si një vend demokratik, me njerëz për të cilët liria ka rëndësi", tha kongresisti amerikan, duke shtuar se askush nuk ka vuajtur më shumë se populli kosovar në vitet e fundit.

Zoti Engell do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e sotme të fuqizimit të Kushtetutës dhe nesës do t'u drejtohet ligjvënësve kosovarë.
XS
SM
MD
LG