Ndërlidhjet

Jeremiq kundërshton Kushtetutën e Kosovës


Shpallja e Kushtetutës së Kosovës nuk ka kurrëfarë vlere juridike për Serbinë, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq.

"Në gjithë territorin e Serbisë zbatohet Kushtetuta dhe ligjet e Serbisë. Në kuadër të krahinës jugore, në përputhje me rezolutën 1244, kemi UNMIK-un dhe nuk bëhet fjalë për ndryshim mandati të kësaj pranie civile ndërkombëtare" tha Jeremiq.

Sipas tij, "sa u përket qytetarëve të Serbisë, kudo që ata të jetojnë, Kushtetuta e Kosovës nuk ka kurrëfarë ndikimi".

XS
SM
MD
LG