Ndërlidhjet

logo-print

Bush takohet me mbretëreshën Elizabeth II


Presidenti amerikan, George Bush, në fillim të vizitës në Britaninë e Madhe u drejtua për në Kështjellën Vinsdor, për t'u takuar me mbretëreshën Elizabeth II.

Në darkën e punës me kryeministrin Gordon Braun ndërkaq, tema kryesore paralajmërohen të jenë Iraku dhe programet bërthamore të Iranit.

Më shumë se 2.000 persona protestuan në qendër të Londrës kundër vizitës, njoftoi policia.

Me vizitën në Britaninë e Madhe, Bush përmbyll turneun evropian, që parashihet të jetë i fundit para se të largohet nga posti në janar 2008.
XS
SM
MD
LG