Ndërlidhjet

SHBA uruan Kosovën për Kushtetutën


Shtetet e Bashkuara të Amerikës uruan popullin e Republikës së Kosovës për hyrjen në fuqi të Kushtetutës.

"Kjo Kushtetutë ruan aspiratën dhe përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit demokratik, shumë-etnik që është plotësisht i integruar në bashkësinë evroatlantike. Shtetet e Bashkuara posaçërisht mirëpresin inkorporimin në Kushtetutë të mbrojtjes së gjerë të të drejtave të pakicave të propozuara nga i dërguari i posaçëm Martti Ahtisaari" thuhet në komunikatën, në faqen në internet, të Departamentit të Shtetit.

Aty gjithashtu thuhet se "liderët e Kosovës tani duhet të punojnë që principet fisnike të Kushtetutës t'i shndërrojnë në përmirësime të prekshme për jetën e të gjithë qytetarëve".

"Si mik dhe partner, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës që të ndërtojë të ardhme më të mirë për njerëzit e saj" tha Departamenti i Shtetit
XS
SM
MD
LG