Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Takohen presidenti Bush dhe kryeministri Brown


Presidenti amerikan, George Bush dhe kryeminsitri britanik, Gordon Brown, pritet që gjatë ditës së sotme të shkëmbejnë pikëpamje për një varg çështjesh ndërkombëtare.

Të dy liderët pritet që të diskutojnë për mospërfilljen e Iranit ndaj kërkesave ndërkombëtare për ndaljen e pasurimit të uraniumit, për situatën në Afganistan dhe për të ardhmen e forcave britanike në Irak.

Aktualisht britania ka 4200 ushtarë që shërbejnë në Irak.

Mbrëmë, derisa kryeministri Brown dhe presidenti Bush ishin takuar për darkë, më se 2 mijë vetë ishin tubuar në Sheshin e Parlamentit në Londër për të protestuar kundër vizitës së presidentit Bush.

Policia njoftoi se 25 vetë ishin arrestuar, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.
XS
SM
MD
LG