Ndërlidhjet

BE diskuton edhe për misionin në Kosovë


Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, do të bisedohet edhe për çështjen e misionit të BE-së në Kosovë, pasi dje u fuqizua Kushtetuta e Kosovës.

Pritet që në takimin e Luksemburgut, megjithatë, më së shumti hapësirës, t'u jepet diskutimeve rreth refuzimit të Traktatit të Lisbonës në referendumin e mbajtur në Irlandë.

Votimi i javës së kaluar në Irlandë ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Traktatit, pasi zbatimi i tij mund të bëhet vetëm pas miratimit nga 27 vendet anëtare të BE-së.

XS
SM
MD
LG