Ndërlidhjet

Ngritje e tensioneve Afganistan-Pakistan


Tensionet ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit janë ngritur sërish pas deklaratave të presidentit afgan Hamid Karzai se do të dërgojë trupa brenda territorit të Pakistanit për të luftuar militantët talebanë.

"Afganistani e ka të drejtën për vetëmbrojtje. Kur talebanët kalojnë kufirin nga Pakistani dhe vijnë e vrasin afganët dhe trupat e koalicionit, pikërisht kjo na jep të drejtën që të veprojmë njëjtë" tha Karzai.

Kryeministri i Pakistanit Yousuf raza Gilani është kundërpërgjigjur duke thënë se vendi i tij nuk do të lejojë ndërhyrje në çështjet e brendshme.

Pakistani menjerë ka paraqitur notë proteste tek ambasadori afgan në Islamabad.
XS
SM
MD
LG