Ndërlidhjet

Arabia Saudite shton prodhimin e naftës


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha se Arabia Saudite planifikon që gjatë muajit të ardhshëm të rris prodhimin e naftës në 9.7 milionë fuçi në ditë.

Kreu i OKB-së tha se Arabia Saudite, si eksportuesi kryesor, nuk dëshiron të "fajësohet" për ndikimin negativ të çmimeve të larta të naftës në ekonominë botërore.

Njoftimi është bërë pas takimeve që Ban pati me qeveritarët sauditë gjatë vizitës në qytetin port, Xhidah.
XS
SM
MD
LG