Ndërlidhjet

logo-print

Irani tërheq asetet nga bankat evropiane


Një javore iraniane tha se Irani ka tërhequr rreth 75 miliardë dollarë nga Evropa, në mënyrë që të parandalojë bllokimin e aseteve, në rast të sanksioneve të reja.

Raporti në revistën e moderuar "Sharvand e Emrouz" nuk specifikoi kohën por tha se urdhëri është dhënë nga presidenti Mahmud Ahmadinejad.

Gazeta tjetër iraniane "Etemad – Melli" raportoi javën e kaluar se Irani, si eksportuesi i katërt i naftës në botë, po tërheq asetet nga bankat evropiane, por nuk dha shifra.
XS
SM
MD
LG