Ndërlidhjet

Rice viziton Libanin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice arriti në Liban në një vizitë të paparaljmëruar.

Rice tha se dëshiron t'i japë mbështetjen e saj marrëveshjes për ndarjen e pushtetit që u arrit në Liban pas një krize 18 mujore.

Ndalesa e Rice-it në Liban erdhi pas vizitave në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Rice gjatë vizitës së saj në Lindjen e Mesme theksoi se procesi i ndërtimit të vendbanimeve hebreje në territoret palestineze dëmton procesin opër arritjen e një marrëveshje paqësore.
XS
SM
MD
LG