Ndërlidhjet

Hollandë: Proces gjyqësor për Srebrenicën


Drejtësia hollandeze fillon sot gjykimin e çështjes rreth kompensimit të familjeve të viktimave të Srebrenicës.
Çështja është dërguar në gjykatën hollandeze nga familjarë të viktimave.

Të afërm të viktimave kërkojnë kompensim nga Kombet e Bashkuara dhe Hollanda për dështimin e trupave hollandeze, që vepronin në Bosnjë në kuadër të Kombeve të Bashkuara, për të parandaluar masakrën.

Rreth 8000 burra dhe djem boshnjakë u masakruan në Srebrenicë nga forcat serbe.

Kjo është masakra më e rëndë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG