Ndërlidhjet

Zgjedhjet pa dhunë, po jo të mira


Vëzhguesit ndërkombëtarë në rivotimet e mbajtura
në Maqedoni të djelën thanë se nuk pati dhunë gjatë zgjedhjeve.

Por Mevlut Cavusoglu, kreu i vëzhguesve të Këshillit të Evropës tha se "ka pasur raste të tensioneve dhe kërcënimeve".

Votimet e së djelës përfshinin afro 10% të elektoratit në Maqedoni dhe u zhvilluan kryesisht në zonat me shumicë shqiptare.

Zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor thanë se rezultatet edhe të rivotimeve konfirmuan fitoren e thellë të koalicionit qeverisës.

Në mesin e partive shqiptare e para doli Bashkimi Demokratik për Integrime.
XS
SM
MD
LG