Ndërlidhjet

Tiranë: Largohet shefi i shtabit të ushtrisë


Shefi i Shtabit të ushtrisë shqiptare, gjeneral Luan Hoxha është larguar nga detyra për shkak të shpërthimit në Gërdec. Incidenti ndodhi në muajin mars dhe morri jetën e mbi 20 njerëzve.

Shkarkimi i Hoxhës u bë nga presidenti Topi.

Po sot Kuvendi i Shqipërisë po diskuton heqjen e imunitetit të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Heqja e imunitetit bëhet me kërkesën e Prokurorisë dhe lidhet me hetimin e ngjarjes së Gërdecit.

Shtatë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes janë arrestuar me akuzat për neglizhencë.
XS
SM
MD
LG