Ndërlidhjet

DASH: Do të ecim përpara me Kosovën


Shtetet e Bashkuara e mbështesin zhvillimin demokratik të Kosovës, ka thënë përfaqësuesi për shtyp i Departamentit të Shtetit, Gonzalo Gallegos.

Lidhur me kërkesën e presidentit Boris Tadiq për bisedime të reja mbi Kosovën, Gallegos tha se kursi amerikan nuk ka ndryshuar.

"E dini se treni e ka lënë stacionin. Kosova është një shtet i pavarur. Ne e dimë këtë dhe do të vazhdojmë të ecim përpara bashkë me ata. Në këtë pikë, politika jonë nuk ka ndryshuar", tha Gallegos.
XS
SM
MD
LG