Ndërlidhjet

BE: Sanksione më të forta ndaj Iranit


Vendet e Bashkimit Evropian janë dakorduar mbi nevojën e sanksioneve të reja për të dekurajuar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Të hënën në Londër, në një konferencë për shtyp me presidentin George Bush, kryeministri britanik Gordon Brown tha se Britania do t'i ngrijë asetet e bankës më të madhe të Iranit, Bank Melli, dhe se Bashkimi Evropian do ta shënjestrojë sektorin e naftës dhe të gazit në Iran.

Megjithate, blloku 27 anëtarësh ende nuk i ka specifikuar sanksionet.
XS
SM
MD
LG