Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë do vazhdojë pasurimin e uraniumit


Zëvëndës ministri i Jashtëm i Iranit tha se vendi i tij do të vazhdojë aktivitetet e pasurimit të uraniumit.

"Pasurimi është vija jonë e kuqe, dhe ne duhet ta gëzojmë këtë teknologji. Puna do të vazhdojë", citon agjencia zyrtare e lajmeve IRNA zyrtarin Alireza Sheikhattar.

Të dielën Teherani e hodhi poshtë ofertën e fuqive botërore për përfitime ekonomike, e cila synonte të bindë Iranin që të ndërpresë aktivitetet bërthamore.
XS
SM
MD
LG