Ndërlidhjet

Kabul: NATO në ofensivë kundër talebanëve


Forcat e NATO-s në Afganistan po përgatiten për ofensivë kundër qindra militantëve talebanë, në krahinën Kandahar.

Banorëve të atyre zonave u është kërkuar që të largohen, derisa atje po stacionohen forcat e misionit të NATO-s dhe ato afgane të sigurisë.

Rreth 500 militantë talebanë u dyndën nëpër fshatëra në Kandahar, të hënën, pas sulmit të papritur të fundjavës në burgun kryesor, prej ku u arratisën mbi 1.000 të burgosur.

XS
SM
MD
LG