Ndërlidhjet

Irak: Parlamenti largohet nga Zona e Gjelbërt


Parlamenti i Irakut, që nga vjeshta, do t'i mbajë seancat jashtë Zonës së Gjelbërt, në qendër të Bagdadit.

Në të ardhmen seancat do të mbahen në sallën e Asamblesë Nacionale, aty ku edhe legjislativi i kohës së Saddam Hussein-it zhvillonte punimet.

Njoftimet bëhen në kohën kur qeveria po mundohet të rris besimin e popullit në gjendjen e mirë të sigurisë. Zona e Gjelbërt është ndër më të fortifikuarat në Bagdad.


XS
SM
MD
LG