Ndërlidhjet

UNHCR: Ngritet numri i refugjatëve


Kombet e Bashkuara thanë se konfliktet në Irak dhe në Afganistan kanë ngritur numrin e refugjatëve në nivel botëror.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tha se në fund të vitit 2007 ishin të regjistruar 11.4 milionë refugjatë, krahasuar me 9.9 milionë të vitit paraprak.

UNHCR tha se shumica prej tyre janë të vendosur në Pakistan, për shkak të afërsisë me Afganistanin. Siria, Irani, Gjermania dhe Jordania poashtu kanë strehuar numër të madh të refugjatëve.


XS
SM
MD
LG