Ndërlidhjet

Gjenerali de Marnac vizitoi Tiranën


Komandanti i KFOR-it Xavier de Marnac u takua sot në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Gazmend Oketa dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Bujar Nishani.

Në fokus të takimit ishin diskutimet për gjendjen e sigurisë, sidomos për sigurinë kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, njoftoi zyra për informim e KFOR-it.

Qeveritarët shqiptarë falenderuan gjeneralin de Marnac për "sigurinë që ushtarët e KFOR-it po ofrojnë në Ballkan".

Kjo ishte vizita e dytë e gjeneralit Marnac në Tiranë.
XS
SM
MD
LG