Ndërlidhjet

Jansha: Ende nuk ka afate rreth UNMIK-EULEX


Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha tha se mundësia e vetme e Serbisë për të fshirë kufirin me Kosovën, të cilën Beogradi nuk e njeh, është puna për plotësimin e kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian së bashku me Kosovën.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, ai gjithashtu foli për bartjen e kompetencave nga UNMIK-u tek misioni i Bashkimit Evropian, proces për të cilin nuk mundi të thotë se kur do të kompletohet.

"Afatet nuk janë të rëndësishme. Stabiliteti është çelësi" tha Jansha, i cili vlerësoi se "shpallja e pavarësisë së Kosovës, zgjedhjet e parakohëshme në Serbi dhe në Maqedoni ishin ndër çështjet e vështira me të cilat është marrë Sllovenia si kryesuese e radhës e BE-së, që nga fillimi i vitit".

XS
SM
MD
LG