Ndërlidhjet

Gjeorgjia arrestoi 4 paqëruajtës rusë


Autoritetet në Gjeorgji thanë se kanë arrestuar të paktën katër paqëruajtës rusë, në rajonin problematik të Abkazisë.

Zyrtarët thanë se policia i ka arrestuar trupat ruse në distriktin Zugdidi, në anën gjeorgjiane të kufirit administrativ të Abkazisë. U tha se ata po transportonin pa leje raketa, që më herët ishin konfiskuar nga policia gjeorgjiane.

Ministria e Mbrojtjes e Gjeorgjisë e përshkroi incidentin "shkelje të të gjitha marrëveshjeve".

XS
SM
MD
LG