Ndërlidhjet

Hagë: Vazhdon procesi rreth Srebrenicës


Vazhdon sot seanca dëgjimore në një gjykatë hollandeze me dëshmitë e të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Të afërm të viktimave kërkojnë kompensim nga Hollanda dhe Kombet e Bashkuara për dështimin e trupave hollandeze në Srebrenicë, të cilat vepronin nën ombrellën e OKB-së.

Forcat serbe vranë 8000 djem e burra boshnjakë në Srebrenicë, në atë që njihet si masakra më e rëndë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Procesi filloi këtë javë dhe pritet të vazhdojë disa muaj.
XS
SM
MD
LG