Ndërlidhjet

Barak: Armëpushimi, i parakohshëm


Ministri izraelit i mbrojtjes i ka quajtur "të parakohshme" informacionet për arritjen e një armëpushimi me grupin militant palestinez Hamas.

Ehud Barak iu referua një informacioni të ardhur më parë nga Egjipti dhe palestinezët, se me ndërmjetësimin e Kajros është mundësuar një armëpushim 6 mujor.

Sipas burimeve palestineze armëpushimi parasheh ndalimin e gjuajtjes me raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Në shkëmbim Izraeli do lehtësojë bllokadën një vjeçare dhe nuk do ndërmarrë operacione ushtarake në Rripin e Gazës.
Ky i fundit është në kontrollin e Hamasit.
XS
SM
MD
LG