Ndërlidhjet

logo-print

Ban dënon sulmin në Bagdad


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka dënuar sulmin në Bagdad, ku mbetën së paku 51 të vdekur.

75 persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit vetvrasës në një treg në zonën me shumicë shiite të kryeqytetit irakian.

Ban e cilësoi si "krim të urryer" sulmin, i cili ishte më vdekjeprurësi në Bagdad në më shumë se tre muaj.
XS
SM
MD
LG