Ndërlidhjet

logo-print

Scheffer: Mbështes anëtarësimin e Ukrainës


Kreu i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer tha se do punonte për të bindur të gjitha vendet e NATO-s që t'i ofrohej Ukrainës anëtarësia në Planin e Veprimit për Anëtarësi.

Deklarata e Schefferit u bë në mbyllje të vizitës dy ditore në Kjev, së bashku me përfaqësuesit e 26 vendeve anëtare të NATO-s.

Në takimin e Bukureshtit, që u mbajt në prill të këtij viti, disa nga vendet anëtare kundërshtuan afrimin e bashkëpunimit me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG