Ndërlidhjet

Gjeorgjia liron ushtarët rusë


Gjeorgjia njoftoi se ka liruar katër paqeruajtës rusë të arrestuar dje. Ata dyshoheshin për transportim armësh pa dokumentat përkatëse.

Zyrtarët gjeorgjianë thanë se rusëve do t'iu kthehen edhe kamionat e bllokuar, por jo dhe armët, të cilat do mbahen deri në fund të hetimeve.

Marrëdhëniet mes Gjeorgjisë dhe Rusisë janë përkeqësuar si pasojë e mbështetjes ruse për Abkazinë dhe Osetinë Jugore. Të dyja këto rajone të Gjeorgjisë kërkojnë shkëputjen nga Tbilisi.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë mbështetur integritetin territorial të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG