Ndërlidhjet

Bagdad: Militantët shiitë autor të sulmit


Sulmi me makinë bombë, që ndodhi në një treg të Bagdadit gjatë ditës së djeshme ka për autor militantët shiitë dhe jo ata sunitë të lidhur me Al Kaidën. Lajmi u bë i ditur nga ushtria amerikane.

Nga sulmi i djeshëm në një lagjje me shumicë shiite humbën jetën 60 persona dhe u plagosën mbi 70 të tjerë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Bagdad gjatë tre muajve të fundit.

Burimet amerikane pohojnë se shërbimet e zbulimit kanë arritur në përfundimin se grupet shiite realizuan sulmin, në mënyrë që të mos lejojnë rikthimin e popullsisë sunite në këtë zonë dhe të mbajnë në nivele të larta urrejtjen dhe mosmarrëveshjet mes dy grupeve kryesore në Irak.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka dënuar sulmin duke e cilësuar si "krim të urryer".
XS
SM
MD
LG