Ndërlidhjet

KS-ja diskuton planin e Ban Ki Moonit


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë të premten propozimin e Ban Ki Moonit për rikonfigurimin e UNMIK-ut.

Në takim pritet të marrë pjesë dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, derisa nga pala kosovare nuk është njoftuar pjesëmarrja e ndonjë prej përfaqësuesve të institucioneve të shtetit.

Javën e kaluar Ban Ki Moon përmes një letre i ka dërguar presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu propozimin për ndryshimet në misionin e Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë kryesinë e rradhës së KS-së për muajin qershor.
XS
SM
MD
LG