Ndërlidhjet

Lituani: Nuk ka bisedime për sistemin raketor


Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë tha sot se nuk po zhvillohen diskutime për mundësinë e vendosjes së pjesëve të sistemit amerikan të mbrojtjes raketore në këtë vend.

Ministri Juozas Olekas tha se nuk ka ndonjë kërkesë konkrete nga Uashingtoni, por në rast të marrjes, ajo do të shqyrtohet.

Zyrtarët në Pentagon kanë thënë se Lituania është në mesin e vendeve alternative, në rast se dështojnë bisedimet me Poloninë.
XS
SM
MD
LG