Ndërlidhjet

logo-print

BE forcon rregullat për imigrantët ilegalë


Ligjvënësit evropian u pajtuan sot që imigrantët ilegalë mund të burgosen deri në 18 muaj, apo mund t'u ndalohet hyrja në vendet e BE-së deri në 5 vjet.

Me shumicë absolute të votave Parlamenti Evropian miratoi ligjin e ri për imigracionin, që parasheh dispozita të tilla. Organizatat e tilla si Human Rights Watch e kanë kundërshtuar ligjin.

Në Evropë vlerësohet të jenë deri në 8 milionë imigrantë ilegalë. Më shumë se 200 mijë janë arrestuar në gjysmën e parë të vitit të kluar dhe rreth 90 mijë janë kthyer në vendet e tyre.
XS
SM
MD
LG