Ndërlidhjet

Akuzohet për terrorizëm sulmuesi ndaj policit


Një qytetar serb është akuzuar për "terrorizëm" nga gjyqësia në Kosovë, pasi ka qëlluar me armë ndaj stacionit të policisë dhe ka plagosur një polic në Mitrovicë.

"I dyshuari Predrag Gjorgjeviq akuzohet për terrorizëm, pas hetimeve që janë bërë lidhur me sulmin e së shtunës në pjesën jugore të Mitrovicës" thuhet në komunikatën e policisë.

Një polic ishte plagosur lehtë, ndërsa policia ishte kundërpërgjigjur me zjarrë dhe kishte plagosur të dyshimtin.




XS
SM
MD
LG