Ndërlidhjet

Bagdad: Filloi ofensiva kundër militantëve shiitë në Amara


Forcat irakiane, të mbështetura nga trupat e Shteteve të Bashkuara, sot kanë ndërmarrë një operacion kundër luftëtarëve shiitë në jug të Irakut, pasi ka kaluar afati katër ditësh për dorëzimin e armëve.

Një zëdhënës i policisë në provincën Maysan, tha se operacioni filloi gjatë natës dhe se "nuk ka pasur probleme".

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki u pat dhënë një afat prej katër ditësh militantëve shiitë në Amara, që t'i dorëzojnë armët.

Raportohet se disa militantë shiitë u janë dorëzuar forcave irakiane, disa orë para se të kalonte afati.
XS
SM
MD
LG