Ndërlidhjet

Rusia kërcënon me gjakderdhje


Gjeorgjia rrezikon gjakderdhjen nëse vazhdon "të ndërhyjë" me "paqeruajtësit rusë", që patrullojnë në rajonin e Abkazisë, tha zëvendësshefi i shtabit të ushtrisë ruse, gjeneral Aleksandër Burutin.

Për mediat ruse Burutin tha se "pasojat mund të jenë nga më seriozet e mundshme, me gjasa që të rezultojë në gjakderdhje".

Komentet e tij erdhën pas arrestimit dhe më pas lirimit të katër ushtarëve rusë nga Gjeorgjia. Tbilisi i akuzoi ushtarët për trafik armësh.

Rusia dhe Gjeorgjia kanë mosmarrëveshje të thella rreth Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

Të dyja këto territore janë pjesë e Gjeorgjisë që kërkojnë shkëputjen me mbështetjen e Moskës.
XS
SM
MD
LG