Ndërlidhjet

Berlin: Interneti në përkrahje të terrorizmit


Një kurd është dënuar me tre vjet burg nga gjyqësia gjermane, sepse përdorte internetin për nxitjen e islamistëve për akte terroriste.

Imigranti 37 vjeçar ishte arrestuar në vitin 2006 dhe Gjykata në Celle të Gjermanisë e dënoi sot për rekrutimin e 22 vetave në emër të një organizate terroriste.

Gjykatësi tha se vendimi vendos precedent legal në Gjermani, pasi është dënimi i parë për shkak të mbështetjes për terrorizmin përmes internetit.
XS
SM
MD
LG