Ndërlidhjet

OKB: Dhuna seksuale cilësohet taktikë lufte


Këshilli i Sigurimit e ka miratuar njëzërit rezolutën e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila dhunën seksuale e cilëson "taktikë lufte".

Sekretari i përgjithshëm i KB, Ban Ki-Moon i tha këshillit se probleimi ka arritur "përmasa të papërshkrueshme dhe pandemike".

Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice, e cila kryesoi mbledhjen, i tha këshillit se bota tash e di se dhuna seksuale gjatë konflikteve i kalon kufijtë e viktimave individuale, dhe prek sigurinë e stabilitetin e shtetit.
XS
SM
MD
LG