Ndërlidhjet

Kandahar: 7 viktima nga sulmi vetëvrasës


Policia dhe ushtria amerikane thanë se një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një konvoj të huaj ushtark në Afganistan, duke lënë të vrarë një ushtar, përkthyesin afgan dhe pesë civilë.

Sulmi ka ndodhur në provincën Helmand, njërën nga zonat më të dhunshme të Afganistanit.

Në zhvillime tjera, dy ushtarë të koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga plagët që kanë marrë gjatë operacioneve kundër kryengritësve në jug të Afganistanit. Koalicioni tha se trupat kanë humbur jetën dje pasdite në provincën Helmand.

Po dje, forcat afgane dhe ato të NATO-s i kanë pastruar militantët talebanë nga fshatrat në afërsi të Kandaharit, duke vrarë të paktën 56 kryengritës.

Rreth 1 mijë ushtarë janë angazhuar në ofenzivën kundër rebelëve në fshatrat rreth Kandaharit, e cila filloi këtë javë.

XS
SM
MD
LG