Ndërlidhjet

Londër: Kleriku mysliman e humbi betejen gjyqësore për ekstradim


Kleriku mysliman radikal, Abu Hamza al-Masri, ka marrë përgjigjje negative në kërkesën e tij që gjyqi ta bllokoj ekstradimin e tij nga Britania në Shtetet e Bashkuara, ku ai ballafaqohet me akuza të ndërlidhura me terrorizëm.

Al-Masri aktualisht e vuan dënimin 7 vjeçar në burg në Britani për nxitjen e përkrahësve të tij që t'i vrasin jo-myslimanët.
Ai është poashtu i akuzuar për përpjekje për krijimin e kampit stërvitor për terroristë në Shtetet e Bashkuara.

Ky klerik poashtu ballafaqohet me akuza se ishte i involvuar në komplot për rrëmbimin e 16 personave perëndimor në Jemen në vitin 1998.

Policia britanike thotë se xhamia e tij në Londër ishte përdorë si bazë për militantët.
XS
SM
MD
LG