Ndërlidhjet

Bajram Rexhepi: Në Mitrovicë situata mund të tensionohet


Situata e sigurisë në komunën e Mitrovicës për momentin është e qetë, mirëpo ka indikacione se gjendja mund të tensionohet për shkak të veprimit të strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në veri të Kosovës, tha sot kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi.

Ai mëtutje tha se ka informacione se pjesëtarë të strukturave paralele serbe të sigurisë kanë shtuar lëvizjet dhe aktivitetet e tyre, duke i ndalur dhe legjitimuar njerëzit në veri të qytetit, madje edhe duke u paraqitur hapur si pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
XS
SM
MD
LG