Ndërlidhjet

Obama dhe Clinton do të bëjnë fushatë së bashku


Kandidati demokrat për president amerikan, Barack Obama, gjatë javës së ardhshme, do të bëjë fushatë së bashku me ish rivalen e tij, Hillary Clinton. Nga shtabi i senatorit Obama sot është shpallur se të dy senatorët dhe ish kundërshtarë politikë, do të bëjnë fushatë së bashku, për të parën herë më 27 të këtij muaji.

Nuk janë dhënë detaje të tjera. Agjencitë e lajmeve raportojnë se rivaliteti i ashpër ndërmjet këtyre dy senatorëve gjatë zgjedhjeve për përcaktimin e kandidatit demokrat për president, ka krijuar ndarje në Partinë Demokratike para zgjedhjeve presidenciale, që mbahen në nëntor.
XS
SM
MD
LG