Ndërlidhjet

logo-print

I akuzuari Zhuplanin u dërgua në Hagë


Ish zyrtari i lartë policor serb i Bosnjës, Stojan Zhuplanin, i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës gjatë viteve 1992-1995 në Bosnjë, është në burg të Tribunalit të Hagës, pasi atë e dorëzuan autoritetet e Serbisë.

Ai është njëri nga katër të akuzuarit, që kërkohen nga Tribunali i Hagës.

Raportohet se bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës është njëri nga parakushtet për progres të këtij vendi për afrim me Bashkimin Evropian.

Tre të akuzuarit e tjerë, që ende nuk janë zënë, janë ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, ish lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe lideri serb në Kroaci, Goran Haxhiq.
XS
SM
MD
LG